EMRI/ E rëndë në Korçë, dy persona të armatosur dhunojnë dhe më pas grabisin kambistin 30-vjeçar

5 Dhjetor 2020, 10:55| Përditesimi: 7 Dhjetor 2020, 10:18

  • Share

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës. 2 persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar kambistin Anxhel Rrenja, 34 vjeç, i cili ka në pronësi një dyqan exchange, dhe më pas i kanë marrë një sasi të madhe parash. Mësohet se grabitësit kanë qenë të armatosur. 

Report Tv ka mësuar se Rrenja ka shkuar për mjekim dhe tashmë ndodhet në banesën e tij në gjendje më të mirë shëndetësore. Grabitësit e kanë ruajtur pasi kanë zgjedhur pikërisht orarin kur ai i del nga banesa.

Fillimisht dy dhunuesit i kanë drejtuar armën dhe më pas e kanë qëlluar me grushte. Në fund kanë arritur të marrin çantën me sasinë e parave. Ende nuk ka një informacion mbi sasinë parave të grabitura.

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?