Një 64-vjeçari nga Kurbini është shpallur në kërkim nga policia, pasi në mënyrë të të vazhdueshme, ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke e kërcënuar se do ta vriste.
Gjok Gjergji është shpallur në kërkim nga policia pas një denoncimi të bërë nga bashkëshortja e tij, e cila ka kallëzuar se burri i saj e rrihte vazhdimisht dhe e kërcënonte me jetë, duke i ushtruar kështu dhunë fizike dhe psikologjike.
Pas denoncimit nga bashkëshortja, policia ka shkuar menjëherë në banesën e 64-vjeçarit, i cili është larguar me shpejtësi sapo ka kuptuar që ishte njoftuar policia.
Gjatë kontrollit në banesë, të moshuarit iu gjet dhe iu sekuestrua një armë gjahu me 16 fishekë pa leje, si dhe 102 fishekë të tjerë për armë zjarri model 56.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.