EMRI + FOTO/ Ekzekutimi i shqiptarit në Selanik! Zbulohet identiteti i autorit, ja kush është 45-vjeçari shqiptar

15 Korrik 2023, 17:50| Përditesimi: 15 Korrik 2023, 17:54

  • Share

1689436118_lal.jpg

Është identifikuar 45-vjeçari shqiptar i cili dyshohet se vrau bashkëatdhetarin e tij, Shpëtim Bajramin, në Greqi. Ai është Leonard Refik Kurti ku dyshohet se është nga Elbasani i cili është paraqitur ditën e sotme para gjykatës në Selanik.

Ditën e djeshme Kurti është vetëdorëzuar tek autorietet greke, i cili ka rrëfyer ngjarjen, duke zbuluar se konflikti kishte vazhduar për shkak të një sasie parash.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 12:35 të 13 korrikut 2023 në afërsi të një karburanti në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut, ndërsa kamerat filmuan momentin kur Shpetim Bajrami u rrëzua përtokë, pasi qëlloi me një zinxhir metalik 45-vjeçarin brenda makinës, e më pas, drejtuesi i mjetit u kundërpërgjigj me armë zjarri pa dalë nga automjeti. Bajrami u ekzekutua me 3 plumba.


Lajmi kryesor:

Ekzekutimi i shqiptarit në Selanik, autori flet në polici: Shpëtim Bajrami më kërcënonte se do më vriste! Gjykata e lë në burg


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?