Foto ilustruese

EMRI/ Gjendet i pajetë një person tek 'rruga e Kavajës'

25 Shtator 2019, 12:36| Përditesimi: 25 Shtator 2019, 13:11

  • Share

Një person i moshës rreth 70-vjec është gjetur i pajetë nga banorë të zonës në rrugën e Kavajës, shumë pranë repartit të operacionales së Policisë së Shtetit, që ndodhet pranë kompleksit “Delijorgji” në Tiranë.

Sipas burime të komisaritit nr. 2 në Tiranë personi që është gjetur i pajetë është endacak, dhe quhet Arben.

Kanë qenë disa banorë të zonës ata që kanë konstatuar trupin e pajetë të këtij personi, ku më pas kanë shkuar efektivët e policisë, ku dhe kanë bërë verifikimet. 70-vjecari është gjetur në një vend me lagështirë, dhe sipas uniformave blu ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku në zemër.

Komento

Komente

  • Erik: 25/09/2019 14:00

    Paska shpetuar i shkreti. Shko ne paqe o njeri i pafat!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?