TIRANË- Kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta, ka komentuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor i cili la në fuqi vendimin e KAS për të mos vënë në fletën e votimit emrin e Sali Berishës, por atë të Metës. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kjo është një lojë e Edi Ramës, të cilin sipas tij e ka zënë paniku i humbjes.
Meta u shpreh se me këto lojëra kanë turpëruar një institucion të pavarur si Kolegji Zgjedhor, e ndërsa tha se është zgjedhje e forcave politike në koalicion të vendosin se me cilin emër duan të përfaqësohen. Sipas tij, kjo nuk do të ketë asnjë lloj ndikimi tek votuesit.
“Zero ndikim tek votuesit, lojërat që bën Edi Rama në panikun e humbjes së rëndë që e pret në 14 maj me cic-mice të tilla që turpërojnë Kolegjin Zgjedhor dhe çdo institucioni që pretendon se është i pavarur. Është zgjedhje e forcave politike që përbëjnë koalicionin që të paraqiten me një emër apo jo dhe po kështu mund të jetë dhe duhet të jetë emri në rast se është e domosdoshme.
Kreu i Partisë së Lirisë thotë se Rama është në hall të madh pasi kandidatët e tij nuk krahasohen me të tyret, pasi kanë zgjedhur figura të konsumuara.
Këto lojëra nuk ka qytetarë të Tiranës dhe Shqipërisë që nuk e kupton hallin e madh që ka gjetur Ramën. Ai nuk ka kandidatë përballë kandidatëve tanë, ka ca kukulla të stërprovuara, stërkonusmuara, që kanë firmosur për të vjedhur e ndarë plaçkën e pushtetit vendor, bashkë me Ramën, një pjesë prej tyre i ka çuar nëpër burgje se nuk i mbante dot, ca të tjerë kanë dhënë dorëheqjen e të tjerë presin radhën për të shkuar atje ku e kanë vendin shpërdoruesit e taksave dhe ligjeve", tha Meta.
Kolegji Zgjedhor rrëzoi përfundimisht Koalicionin Berisha-Meta duke vendosur që në fletën e votimit për kandidatë për Këshilla Bashkiakë të vendoset emri i Ilir Metës si drejtues i koalicionit dhe jo ai i Sali Berishës.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për turin që zhvilloi në jug me kandidatët e koalicionit të tij me Metën.
Berisha tha se të gjithë kandidatët e Partisë Socialiste të emëruar nga Rama janë të përfshirë në skandale.
“Skandalet e kandidatëve të emëruar nga Edi Rama, aferat e tyre të zeza, nxinin në Tepelenë, Memaliaj, Përmet, Sarandë, Delvinë, Konispol, Derviçan, Libohovë. Misioni i tyre ishte e qartë, plaçkitja e pasurive publike.
Në Sarandë mafia e Durrësit, e cila po humbet Durrësin falë fitores së Igli Carës është vërsulur të pushtojë Sarandën, me të deleguarin personal të famëziut, Alket Hyseni, i cili ka marrë përsipër, të zhvarrosë të vdekurit në Sarandë për të ndërtuar pallate qeveritarët. Zhvarrosja e të vdekurve, mision kryesor i mafiozit të Alket Hysenit, i cili ka përballë Ardit Cikulin, një qytetar shembullor, serioz, të përkushtuar ndaj të cilit nuk rëndon asnjë aferë përkundrazi, virtyti, përkushtimi aftësia, Artid Cikuli kishte fituar zemrën e qytetarëve të Sarandës, të cilët përfaqësuesin e Alket Hysenit nuk e kishin parë kurrë.
Ai shkonte si një hije nate, i tillë ishte përfaqësuesi i Konispolit. Detyrë kryesore të mbronte pronat e grabitura sipas kryetarit të ardhshëm të bashkisë së Konispolit, nga ministra me emra të tjerë.
Në Delvinë, kush ishte në Delvinë thoni ju? Ilir Mehmeti kandidati i fitores, i koalicionit Bashkë Fitojmë. Një qytetar i shkëlqyer, i përkushtuar, që ka dëshmuar talentin në qeverisjen vendore. Karshi tij, njeriu që kishte të vëllamë të dënuar për ngarkesa të mëdha kokaine në Itali. Kushëriri i famëziut Ardi Veliu. Ai vërtet është i dënuar për kokainë, por dosjet e Ardi Veliut janë 10 herë me kriminale. Jugun pra kanë vendosur darën e mafies ta shtrëngojnë më shumë ndaj jush.
Në Tepelenë, Tërmeti, edhe po tja kthesh emrin në gjuhën shqipe do të thotë tmerr. Tërmeti i cili për disa vepra vendin e ka në qeli. Përballë Tërmetit një nga inxhinierët më të shquar i ardhur nga Kanadaja. Në Tepelenë dhe kudo në jug koha ka ndaluar”, u shpreh ndër të tjera Berisha.
Ilir Meta u pyet sot nga gazetarët për rezultat e sondazheve që po zhvillohen në disa televizione, të cilat koalicionin Berisha-Meta nuk e nxjerrin fitues në shumicën e bashkive. Meta tha se nuk është i shqetësuar fare, teksa akuzoi mediat se janë të financuara nga mafia.
“Sondazhet janë të financuara nga mafia. Ne kemi cdo ditë kandidatët në terren dhe do ta asgjësojmë sistemin monist” – tha Ilir Meta.
Likja ne fushaten qe ben jep leksione se si te behesh genjeshtar i pa fytyre hajdut tinzar hileqar te gjitha i ka ky njeri pa karakter.
PërgjigjuNuk e ka shume gabim Ilir Meta kur thote se mosvendosja e emrit te Berishes si kryetar i koalicioni s’do ndikoj ne zgjedhje. Ne ate spekter te votuesve eshte krijuar kulti i individid. Eshte perdorur demagogjia komuniste. Dhe eshte investuar fuqishem ne media (edhe ne disa skutha shqipfoles qe shtiren si analiste te paanshem!) per t’a mbeshtetur ate politikan qe e ka sakatuar kete vene. Mbeshtetesit do e votijn Berishen edhe kur ai armiqesohet me SHBA-te dhe Britanine. E kane mbeshtetur kur ka kryer tradheti kombetare me ceshtjen e detit. E kane mbeshtetur kur ka mbrojtur vrasjet e 21 Janarit dhe ka genjyer per cadra pistolete. Do e mbeshtesin perseri. Ky eshte realiteti i hidhur shqiptar. E vetmja zgjidhje eshte arrestimi nga SPAK!
PërgjigjuPo te ishit ju fitues ore kellire nuk do perdornit kete gjuhe. Por lodheni kot, as nuk trembni e as nuk shantazhoni kend. Pastaj se kush eshte mafja, do e vendos edhe njehere populli me 14 maj. Po kesaj radhe ne menyren me ekzemplare!
Përgjigjusa i zgjut qe eshte:(..me cfare e ka be kete llogarine e fitores se tij ...hahah vetem ky e di...
Përgjigjubabi ca u be me partine e familjes
Përgjigjume vjen te vjedh kur e shoh kete pis njeri qe sla gje pa vjedh ne kete vend
PërgjigjuDORDOLECI HAJDUT-KRIMINEL I SKRAPARIT
Përgjigju