Kronikë

EMRI/ I dënuar në Itali për trafik droge dhe përfshirje në një organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë! Pritet ekstradimi i tij

28 Gusht 2023, 12:22| Përditesimi: 28 Gusht 2023, 12:47

  • Share

Një 40-vjeçar i dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane, për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe trafik droge është arrestuar nga Policia e Tiranës, me qëllim ekstradimi.

Valter Çela, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të Italisë është vënë në pranga provizorisht nga Policia e Tiranës.

Mësohet se Gjykata e Apelit në Perugia, Itali, e ka dënuar 40-vjeçarin, me 5 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 2 vjet e 9 muaj për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë.

Procedurat për ekstradimin e tij do të kryhen nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. 

M.T/KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?