Kreu i BDI, Ali Ahmeti

Bota

Emri i Maqedonisë, Ali Ahmeti e bën fakt të kryer: Marrëveshja Zaev-Tsipras firmoset të shtunën

13 Qershor 2018, 22:14| Përditesimi: 13 Qershor 2018, 22:37

  • Share

Refuzimi nga presidenti Gjorge Ivanov duket se nuk do ketë pasoja për çështjen e emrit të Maqedonisë e cila pritet të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut, një emër ky i ardhur pas dakordësisë së arritur mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka folur për marrëveshjen e arritur mes Shkupit dhe Athinës për emrin e Maqedonisë. Sipas Ahmetit, marrëveshja do të nënshkruhet të shtunën, nga kryeministri maqedonas dhe homologu i tij grek.

Në ceremoninë e nënshkrimit do të marrin pjesë krerë të Bashkimit Evropian, ka bërë të ditur Ahmeti. Kreu i BDI-së ka thënë në T7 se emri i ri i Maqedonisë përfundimisht do të jetë Maqedonia e Veriut. Ai ka treguar se ka pasur edhe opsione tjera për emrin e Maqedonisë, por që s’kanë qenë të pranueshme.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?