Bota

Emri i Maqedonisë, historiani Llalla: Gabim trashanik, s'do pranohet nga shqiptarët e grekët

20 Maj 2018, 11:51| Përditesimi: 20 Maj 2018, 12:49

  • Share

Historiani Arben Llalla e ka cilësuar të papërshtatshëm për shqiptarët emrin ‘Republika Ilindinase e Maqedonisë’. Në një lidhje telefonike për Report Tv, historiani Llalla tha i revoltuar se propozimi i këtij emri për Maqedoninë është një gabim trashanik dhe nuk duhet të pranohet.

Sipas tij, ky emër nuk do të pranohet as nga shqiptarët dhe as nga qeveria greke.

‘Ilindeni’ është një emër jo i përshtatshëm për shqiptarët. Është një gabim trashanik, nuk duhet të pranohet ky emër. Ky emër nuk do të pranohet as nga qeveria greke. Nuk do të jetë i pranueshëm.

Arben Llalla, historian

Si e cilësoni mosreagimin e politikës shqiptare në Maqedoni?
92% e politikanëve shqiptarë në Kuvendin e Maqedonisë kanë ndërgjegje maqedonase. Mos ju besoni politikanëve që dalin nga sallonet e Shkupit. Le të dalin kur të duan në replika të drejtpërdrejta. Ka keqinterpretime nga Shkupi.

Duhet të ishin përfshirë historianë?
Patjetër, duhet të ishin thirrur historianët, studiuesit. Nuk mund të merret një vendim të pagëzojmë popullin shqiptar ‘ilindinas’.

Çfarë emri do kishit propozuar ju?
Çështja e emrin duhet të zgjidhet duke thirrur të gjithë minoritetet në Maqedoni. ‘Republika e re e Maqedonisë’ duhet të jetë emri. Nuk duhet të asimilojmë shqiptarët e Maqedonisë.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?