Në kërkim për atentatin ndaj dy vëllezërve Doçi në Shkodër, arrestohet 30 vjeçari në Tiranë! Kapet me pistoletë në makinë (VIDEO)

29 Nëntor 2022, 10:06| Përditesimi: 29 Nëntor 2022, 15:21

  • Share

TIRANË- Besmir Përkola është arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës pasi u kap me pistoletë në makinë dhe me leje drejtimi të falsifikuar. Mësohet se 30 vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi ka qëlluar me armë zjarri ndaj dy vëllezërve Marjan dhe Hot Doçaj në mars të vitit 2021 në Shkodër.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë dhe municionin luftarak që Përkola e mbante në makinën me të cilën qarkullonte në Tiranë. Arrestimi i të riut është bërë nga forcat e posaçme “Shqiponja” në kuadër të operacionit të koduar “arratia”. Dy vëllezërit që mbetën të plagosur u transportuan për në spital dhe më pas u arrestuan për konfliktin me Besmir Përkolën.

Në mars të vitit 2021, policia arrestoi edhe dy vëllezërit Marjan dhe Hot Doçaj të cilët janë konfliktuar me Besmir Përkola. Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur, u mësua mbiemri i familjes Doçi nuk ishte i panjohur për OFL-në pasi hetoheshin për lidhje me krimin e organizuar dhe për rrëmbimin e Jan Prengës nga Gentian Doçi, kushëriri i dy vëllezërve që u plagosën.

Kush janë vëllezërit Doçi, lidhja familjare me 'trurin' e pengmarrjes së Jan Prengës në Kamëz
Vëllezërit Hot dhe Marian Doçi, të cilët mbetën të plagosur me armë zjarri nga të shtënat e Besmir Përlokës, i përkisnin të njëjtës familje Doçi në Shkodër, e cila është e njohur edhe nga operacionet e OFL dhe mendohet se ka lidhje me krimin e organizuar.  Një familje e lakuar edhe për rrëmbimin e Jan Prengës, pasi ato janë djem xhaxhai me Gentian Doçin, njëri nga personat e shpallur në kërkim për pengmarrjen dhe më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës në Kamëz, i cili rezulton i shpallur në kërkim dhe nga autoritet italiane për trafik kokaine.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?