Si hakmarrje ndaj pronarit të “Urgjenca Club”, me të cilin kishte konflikte, sepse ai nuk e lejonte në lokal, Redi Balla, 24 vjec, një i ri me precedent të mëparshëm penal, donte t’i vinte flakën ndërtesës. Për këtë, porositi Klizjan Bajramin, 29 vjeç, i cili i pranoi “punën” vetëm për 20 mijë lekë. Bajrami tentoi t’i vendos zjarrin lokalit pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, në pronësi të Xhino Gjinit dhe Renato Begajt në datën 12 tetor. Ai hodhi benzinë në tarracë, ku u dogjën panelet diellore dhe disa pajisje të tjera, por u shmang shkrumbimi i plotë i tij.
Agjentët e Komisariatit nr. 2 arritën të identifikojnë dhe lokalizojnë autorin përmes vëzhgimit të kamerave të sigurisë, të cilat i çuan deri në banesë. 29-vjeçarit iu gjetën rrobat që kishte veshur ditën e ngjarjes, të varura në telin e rrobave. Veç tyre, policia i gjeti në banesë edhe disa targa të huaja, të cilat di të verifikohen se për çfarë i kishte aty. Pasi u mor në pyetje, Bajrami ai u rrëfeu hetuesve se Redi Balla i kishte dhënë shumën qesharake të 20 mijë lekëve për të “kryer punë” me lokalin. Policia tashmë ka shpallur në kërkim 24-vjeçarin Balla dhe po punohet për lokalizimin e tij. Dyshimet e para të hetuesve janë për konflikt mes Ballës dhe ndonjërit prej 2 pronarëve të lokalit “Urgjenca Club” dhe po mblidhen prova të tjera për të mbështetur pistën.
Tentativa për të djegur këtë lokal korrespondon në datë fikse, 12 tetor, me atentatin që arriti t’i shpëtoj 2 vite më parë Redi Balla. Në atë mbrëmje 12 tetori 2021, Balla u tentua të eliminohej brenda makinës së tij, parkuar në afërsi të një lulishteje në zonën e Komunës së Parisit. Të riun e kapi vetëm 1 plumb në këmbë, i cili nuk i rrezikoi jetën. Pas plagosjes Balla nuk u tregua bashkëpunues me policinë, duke mos dhënë asnjë variant se kush mund të ishin autorët, të cilët përfituan nga vëmendja te ndeshja Shqipëri-Poloni, që po luhej ato momente në “Air Albania”.
Mbetet e paqartë nëse data 12 tetor e tentativës për të shkrumbuar “Urgjenca Club” ka lidhje me plagosjen në të njëjtën datën në 2021-shin të Ballës, por kjo për hetuesit nuk mund të jetë krejtësisht rastësore.
Ky është Klizjan Bajrami, 29-vjeçari që tentoi të digjte në datën 12 tetor lokalin "Urgjenca Club", në afërsi të stadiumit "Selman Stërmasi" në Tiranë.
Report Tv ka siguruar foton e të riut, i cili u bind t’i vinte flakën lokalit vetëm në këmbim të 20 mijë lekëve.
I riu nga Tirana u porosit për të kryer djegien nga Redi Balla, 24 vjeç, i njohur më herët nga policia për shkak të një ngjarjeje të regjistruar në tetor 2021.
Report Tv mëson se Klizjan Bajrami, 29-vjeçari që tentoi të digjte në datën 12 tetor lokalin "Urgjenca Club", në afërsi të stadiumit "Selman Stërmasi", u porosit nga Redi Balla, 24 vjeç, i njohur më herët nga policia, i plagosur në zonën e Komunës së Parisit në tetor 2021, i shpallur tashmë në kërkim nga policia.
Mbetet e paqartë se për çfarë arsye është kërkuar djegia e lokalit, por hetuesit kanë dyshime të ndonjë konfliki të pronarëve të lokalit me Redi Ballën.
Identifikimi i autorit të zjarrvënies u bë nga agjentet e Komisariatit nr. 2 përmes gjurmimit të kamerave të sigurisë, të cilat pas vëzhgimit identifikuan dhe lokalizuan autorin Bajrami.
Redi Balla mbeti i plagosur me një plumb në këmbë mbrëmjen e 12 tetorit të vitit të shkuar në mjetin e tij të parkuar pranë një lulishteje.
Agresorët përfituan atë natë pasi po luhej Shqipëri-Poloni në "Air Albania" dhe vëmendja ishte përqëndruar te ndeshja.
Ska faj paska marr hakun e plagosjes!
PërgjigjuTa linit te digjej kete bar me emer te degjeneruar urgjenca club
Përgjigju