EMRI/ Italia e kërkonte për narkotrafik dhe organizatë kriminale prej vitit të kaluar, arrestohet për ekstradim 26-vjeçari në Kavajë (VIDEO)

4 Shtator, 13:47| Përditesimi: 4 Shtator, 14:14

  • Share

Kavajë- Një tjetër person i kërkuar nga drejtësia italiane është arrestuar nga Policia e Shtetit, me qëllime ekstradimi.

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale njoftoi sot (4 Shtator) se finalizoi në Kavajë operacionin policor të koduar “Operacionalja 16”.

Në pranga ra 26-vjeçari i akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale në Itali, Viktor Tafa.

“Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Itali, në kuadër të planit operacional policor të koduar “Para drejtësisë”, mbi vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, u vu në pranga shtetasi V. T., (Viktor Tafa) 26 vjeç, i lindur në Kavajë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Sipas dosjes hetimore rezulton se bë vitin 2023, Gjykata e Bolonjës i ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Pas aksionit, po vijon dhe bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali, menjëherë pasi edhe Gjykata të shprehet për masën e sigurisë.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?