Kronikë

Emri/ Kapet beratasi me rrezikshmëri të lartë kriminale

24 Mars 2018, 13:32| Përditesimi: 24 Mars 2018, 13:35

  • Share

Policia e Beratit ka arrestuar një person me rrezikshmëri të lartë kriminale. Bëhet fjalë për 45-vjeçarin e shpallur në kërkim, Edison Çobo, banues në lagjen Çlirim, në Berat.

Shtetasi i lartpërmendur ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendim Nr.4137 datë 25.09.2017 ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale, "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Gjithashtu ndaj këtij shtetasi DVP Berat ka nisur hetimin pasuror, ku për këtë materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?