EMRI/ Kërcënonte bashkëshorten se do ta vriste me sëpatë, arrestohet 48-vjeçari në Elbasan! Ngjarja e rëndë parandalohet nga policia

6 Gusht 2023, 13:44| Përditesimi: 6 Gusht 2023, 14:12

  • Share

Një krim i mundshëm në familje është parandaluar në Elbasan, ku një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka kërcënuar bashkëshorten e tij se do ta vriste me sëpatë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet edhe kanabis.

Artur Liçi ka rënë në prangat e bluve të Elbasanit , të cilët kanë ndërhyrë sapo kanë marrë njoftimin mbi konfliktin në familje që mund të kishte shkaktuar një ngjarje të rëndë kriminale.

Mësohet se 48-vjeçari ka kërcënuar bashkëshorten e tij se do ta vriste me sëpatë, pas një konflikti mes tyre.

Në vijim të hetimeve të mëtejshme, nga kontrollet e kryera në banesën e të arrestuarit janë gjetur dhe asgjësuar 40 fidanë kanabis, që dyshohet se ishin kultivuar në kubikë, nga 48-vjeçari.

Sakaq, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sëpatën me të cilën i arrestuari kanoste bashkëshorten, një përforcues grushti, si dhe disa nga fidanët narkotikë, pasi pjesa tjetër e tyre u asgjësua nëpërmjet djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?