Foto ilustruese

EMRI/ Kërkohej ndërkombëtarisht për vjedhje me pasoja të rënda, arrestohet në Krujë 33 vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

21 Nëntor 2022, 15:33| Përditesimi: 21 Nëntor 2022, 15:41

  • Share

Edison Shota është 33 vjeçari i arrestuar nga policia e Krujës pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të vjedhjes me pasoja të rënda. Operacioni është kryer në bashkëpunim me Interpol Tirana.

33 vjeçari është dënuar me burg nga gjykata e Avelinos në Itali për veprën penale të vjedhjes me pasoja të rënda. Ndërkohë pqë materialet i kaluan prokurorisë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme. Në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, vijon puna për ekstradimin e shtetasit E. Sh., drejt Italisë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?