EMRI/ Kërkohej nga drejtësia italiane për rrëmbim dhe vjedhje, në pranga 22-vjeçari! Fshihej në Laç (VIDEO)

28 Tetor 2023, 13:04| Përditesimi: 28 Tetor 2023, 15:32

  • Share

Në muajin gusht të këtij viti, shqiptari, akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, u kanë vjedhur shuma parash disa adoleshentëve në Itali duke përdorur dhunë ndaj tyre. Gjithashtu, kanë rrëmbyer një person dhe kanë kërkuar një shumë të madhe eurosh, në këmbim të lirimit të tij.

Daniel Gjoni nga Laci ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roama më 29 shtator të 2023-shit, pasi gjykata në Milano kishte caktuar në mungesë ndaj tij masën “Arrest në burg”. Gjithashtu, kanë rrëmbyer një shtetas dhe kanë kërkuar një shumë të madhe eurosh, në këmbim të lirimit të tij.

"Më datë 29.09.2023, 22-vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, për veprat penale “Rrëmbim personi” dhe “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, në mënyrë të përsëritur, pasi Gjykata e hetimeve paraprake në Milano, Itali, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale të sipërcituara. Ndërsa në muajin gusht të vitit 2023, në Cassano d’Adda dhe Vaprio d’Adda, i riu në bashkëpunim me  të tjerë, u kanë vjedhur shuma parash disa adoleshentëve  duke përdorur dhunë ndaj tyre", njofton policia.

Pas kryerjes së procedurave, 22-vjeçari do të ekstradohet drejt Italisë.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?