Foto ilustruese

EMRI/ Kishte mbjellë 90 bimë narkotike, 52-vjeçari në Fier kapet ‘mat’ teksa kujdesej për kanabisin e kultivuar mes pemëve frutore

31 Gusht 2023, 12:09| Përditesimi: 31 Gusht 2023, 12:16

  • Share

Një 52-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Fierit, teksa kujdesej për 90 bimët narkotike të mbjellura në mes të pemëve frutore në fshatin Kafaraj.

Në pranga ka rënë Gazmir Troka, i cili u kap teksa ujiste bimët e kanabisit të kultivuara në tokën e tij të mbjellë me pemë frutore.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve të kryera në fshatra dhe në terrene malore të qarkut, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, të mbështetura nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Kafaraj", si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi G. T., 52 vjeç, banues në fshatin Kafaraj, Fier.

52-vjeçari u kap në flagrancë, teksa kujdesej për bimët narkotike cannabis sativa, që i kishte kultivuar në mes të disa pemëve frutore, në tokën në pronësi të tij, në fshatin ku banonte.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u asgjësuan nëpërmjet djegies, 90 bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?