Tom Doshi

Politikë

EMRI/ Kjo është deputetja që merr mandatin e Tom Doshit

27 Maj 2021, 09:24| Përditesimi: 27 Maj 2021, 10:08

  • Share

TIRANË- Deputetja që merr mandatin e Tom Doshit, i cili dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve është Jetmira Rraboshta.

Jetmira Rraboshta është deputetja e re që do të ulet në Parlament deri në shtator! Ajo vjen pas dorëheqjes së Tom Doshit. Bëhet fjalë për zëvendësimin në legjislaturën 2017-2021, pra për një mandat deri në përfundim të kësaj legjislature në javën e parë të muajit shtator.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.  Fillimisht, KQZ diskutoi emrin e Gledis Çeliku për të zëvendësuar Tom Doshin në Kuvend, por ky i fundit nuk kishte plotësuar formularin e dekriminalizimit, për pasojë mandati iu dha deputetes Jetmira Rraboshta.

Rraboshta dhe Gentiana Cakrani, që zëvendëson deputetin e ndjerë Bashkim Finon, do të jenë dy deputetet e reja në Kuvend, edhe pse kjo ekperiencë e tyre do u zgjasë vetëm 4 muaj.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?