Foto ilustruese

EMRI/ Kreu pesë vjedhje nga korriku në shtator, arrestohet 30-vjeçari në Berat! Ishte shpallur në kërkim nga policia

25 Shtator 2023, 10:36| Përditesimi: 25 Shtator 2023, 10:37

  • Share

Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga nga Policia e Beratit, si autori i dyshuar i pesë vjedhjeve në në disa banesa dhe automjete gjatë periudhës korrik-shtator 2023.

Në pranga ka rënë Maradona Hodo.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 30-vjeçari, gjatë periudhës korrik-shtator 2023, ka vjedhur sende personale, sende me vlerë dhe pajisje të ndryshme, në disa banesa dhe automjete. 

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhjet e tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?