KPK seancë dëgjimore

Kronikë

EMRI/ Kush është prokurori i dytë në Shkodër që do kalojë në 'sitën' e Vettingut

22 Qershor 2018, 15:47| Përditesimi: 22 Qershor 2018, 15:51

  • Share

Prokurori Vate Staka është subjekti i radhës i procesit të Vettingut. Vate Staka, i cili është prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, do të kalojë në rrjetën e Vettingut më 25 qershor, ditën e hënë.

Trupa gjykuese që do të vlerësojë prokurorin Staka sa i takon pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Elteda Çiftja.

Ky është prokurori i dytë në Shkodër, që do t’i nënshtrohet procesit të Vettingut, pas prokurores Besa Nikëhasani, e cila ra në ‘rrjetën’ e Vettingut, pasi nuk justifikonte pasurinë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen 'Partizani', besoni se do të ketë drejtësi?