Një 25-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Dibër, pasi mbante me vete një mjet prerës, thikë.
Pas informacioneve të marra se një i ri lëvizte me thikë me vete nëpër qytet, shërbime të Policisë Dibër bënë të mundur identifikimin dhe lokalizimin e tij.
Si rezultat, në hyrje të qytetit të Peshkopisë, uniformat blu ndaluan mjetin tip "Benz", që drejtohej nga 25-vjeçari Erison Sopoti, të cilit gjatë kontrollit iu gjetën të fshehur një armë të ftohtë (thikë) dhe një send prerës (sëpatë).
Të dy mjetet prerëse u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Armët e ftohta
Komento