Foto ilustruese

Kronikë

Emri/ Makina aksidenton për vdekje 48-vjeçarin në Ballsh

22 Maj 2019, 14:42| Përditesimi: 22 Maj 2019, 14:50

  • Share

Një person ka humbur jetën ditën e sotme në Ballsh pasi është përplasur nga një makinë. Viktima është 48-vjeçari Isa Malaj banues në Ballsh, i cili po ecte në këmbë kur një automjet tip 'Benz' i drejtuar nga G.M, 26-vjeç, e ka përplasur duke i shkaktuar plagë të rëndë.

Fillimisht 48-vjeçari është transportuar drejt spitalit të Ballishit por ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Ndërkohë policia ka ngritur një grup hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kujtojmë se gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme kanë ndoshur edhe dy aksidente të tjera me pasojë vdekjen e dy personave. Aksidenti i parë ndodhi në Durrës ndërsa viktima e dytë u shënua në autostradën Tiranë-Durrës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?