EMRI/ Me armë zjarri në banesë, arrestohet 51-vjeçari në Librazhd

17 Nëntor 2023, 10:12| Përditesimi: 17 Nëntor 2023, 10:20

  • Share

Astrit Disha, banues në Dranovicë, është arrestuar nga policia e Elbasanit. 51-vjeçari ishte shpallur në kërkim sepse në banesën e tij, në fshatin Dranovicë, policia i gjeti 2 armë zjarri, krehër dhe municion luftarak. 

‘Ndaj 51-vjeçari Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", pasi më datë 01.11.2023, gjatë kontrollit në banesën e tij,  Policia ka gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri tip "Belçik", krehër dhe municion luftarak. ‘- njofton policia.

51-vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit 'Sundimi i Ligjit'.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.  

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?