Foto ilustruese

Kronikë

EMRI/ Ndezi zjarr për të djegur barishte në tokën e tij, flakët u përhapën dhe dogjën dy hektarë pyje në Dibër! Nën hetim 42-vjeçari

27 Gusht 2023, 12:30| Përditesimi: 27 Gusht 2023, 12:35

  • Share

DIBËR- Një 42-vjeçar është vënë nën hetim nga policia, si autori i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Pollozhan, të Dibrës ku u dogjën një sipërfaqe toke prej 2 hektarësh, me barishte dhe shkurre.

Fari Elezi është vënë nën hetim si autor i dyshuar për zjarrvënie.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë së Dibrës pas marrjes së njoftimit  se në fshatin Pollozhan, kishte rënë zjarr dhe zjarri po përhapej me shpejtësi, menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes së bashku me shërbimin zjarrfikës, të cilët vunë nën kontroll zjarrin dhe  bënë të mundur fikjen e tij.

Ndërkohë strukturat hetimore të Policisë së Dibrës, falë veprimeve të shpejta profesionale hetimore bazuar dhe në inteligjencën policore bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasin F.E.,  55 vjeç, banues në Dibër.

Nga veprimet hetimore rezultoi se  58-vjeçari, kishte  ndezur zjarr për të djegur disa barishte, në tokën e tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke  djegur një sipërfaqe toke prej 2 hektarësh, me barishte dhe shkurre.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?