Dogana Muriqan

EMRI/ Në kërkim për falsifikim të dokumenteve shkollore, vihet në pranga pas dy vitesh në arrati 42-vjeçari në Muriqan

7 Shtator 2023, 15:56| Përditesimi: 7 Shtator 2023, 15:59

  • Share

Një 42-vjeçar, i dënuar me 4 muaj burg për falsifikim të dokumenteve shkollore, është kapur ditën e sotme nga Policia Kufitare Muriqan.

Marsel Mera, është dënuar nga Gjykata e Tiranës, në vitin 2021, me 4 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” dhe përgjatë dy viteve ai ka qenë në kërkim nga autoritetet, të cilat kanë bërë të mundur vetëm sot arrestimin  e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?