Kronikë

Emri/ Nxiste të miturin për të kryer vjedhje, arrestohet i riu në Tiranë! Merren nën hetim dy 13-vjeçarët dhe një tjetër (VIDEO)

8 Tetor, 09:23| Përditesimi: 8 Tetor, 09:54

  • Share

Policia e Tiranës ka arrestuar 23-vjeçarin Juges Kodhelaj, pasi dyshohet se ka nxitur një 13-vjeçar për të kryer vjedhje në kryeqytet.

Po ashtu është marrë nën hetim 13-vjeçari që kryente vjedhje dhe bashkëmoshatari i tij, i cili së bashku me një 48-vjeçar përvetësonin sendet e vjedhura.

Sipas policisë, janë sekuestruar 4 monopatina, të dyshuara të vjedhura.

“Në vijim të punës hetimore dhe operacionale, me objektiv identifikimin dhe nxjerrjen e autorëve të vjedhjeve, përpara përgjegjësisë penale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 finalizuan operacionin “Influenca”, në kuadër të të cilit:

-u arrestua shtetasi J. K., 23 vjeç, banues në Tiranë;

-u proceduan në gjendje të lirë dy 13-vjeçarë dhe shtetasi Sh. M., 48 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi J. K. nxiste në mënyrë të vazhdueshme, njërin prej 13-vjeçarëve të proceduar, për të kryer vjedhje, ndërsa i mituri tjetër dhe shtetasi Sh. M. përvetësonin sendet e vjedhura.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush duhet ta garantojë sigurinë në Gjykata?