Rinas- Interpol Tirana dhe Policia e Shtetit njoftuan sot (28 Shtator) se ekstraduan nga Suedia një 34-vjeçar me dy identitete, i akuzuar për grup të strukturuar kriminal.
Ai quhet Klajdi Kondo, i njohur edhe si Klajdi Meto.
Grupi ku bënte pjesë ky shtetas, gjatë viteve 2020 dhe 2021, ka transportuar emigrantë, drejt Italisë dhe shteteve të BE-së, ilegalisht, me skaf.
“Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve policore, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Suedi, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të arrestuar në Suedi, K. K. alias K. M., (Klajdi Kondo, allias Klajdi mëto), 34 vjeç, i lindur në Fier”, tha policia.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.
“Ai akuzohet se gjatë periudhës 2020-2021, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka transportuar ilegalisht me skaf drejt Italisë dhe shteteve të tjera, kundrejt fitimeve, emigrantë sirianë, egjiptianë dhe iranianë”, tha policia.
po cfare grup i strukturuar krimnal?! I STRUKTURUAR eshte athere kur nje grup personash me funksion zyrtare si p.sh. police-prokurore-gjykates- apo minister -punonjes bashkie etj. jane te perfshire ne aktivtete kriminale te ndryshme. Shembull, vis martinaj qe mbeshtetej nga drejtues te policise mund te quhet grup i strukturuar. Si mundet nje person qe dergon me skaf persona qe duan te emigrojne ne shtete te ndryshme, i strukturuar???
Përgjigju