KAVAJE - Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në qytetin e Kavajës, pranë bashkisë së vjetër, ku një 31-vjeçar i armatosur me kallashnikov qëlloi me breshëri duke lënë të plagosur një 53-vjeçar, i cili ndodhej në dyqanin e tij.
Një plumb kapi në trup 53-vjeçarin Rexhep Tare, ndërkohë që ajo çka e bën të kthesh më shumë sytë nga kjo histori, është veprimi i guximshëm i qytetarëve, njëri prej tyre ish-polic. Kanë qenë pikërisht ata, që pas breshërisë së kallashnikovit lëshuar nga Fitim Baboçi, kanë ndërhyrë menjëherë duke neutralizuar autorin. Janë dy zotërinj, njëri që e kap autorin nga pas, ish-polici Ymer Xhafa, duke e shtrënguar në pjesën e barkut, dhe një zotëri tjetër, që i kap armën. Një gjest heronjsh që mund t'i kishte rrezikuar jetën, por eksperienca 27-vjeçare e Xhafës shmangu një tragjedi.
Fatmirësisht, më pas mbërriti policia që bëri të mundur arrestimin e autorit, me ndihmën e pamasë të dy qytetarëve. I plagosuri dhe autori më herët kanë qenë fqinjë me njëri-tjetrin, ndërsa sipas policisë, shkak i ngjarjes ka qenë një konflikt i hershëm për motive banale.
Dy banorë të Kavajës ndalojnë autorin e plagosjes me kallashnikov në dorë
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:10, pranë bashkisë së vjetër. Burime pranë policisë bëjnë me dije për Report Tv se më herët, autori dhe i plagosuri kanë qenë fqinjë, por pas një konflikti të ndodhur rreth 10 vite më parë, familja e Fitim Baboçit ishte shkëputur prej andej, duke jetuar në një tjetër lagje të qytetit. Zyrtarisht policia deklaroi se konflikti mes tyre ka qenë për motive banale, ndërsa dëshmia e tyre pritet të zbardhë edhe më shumë detaje rreth motivit.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se fatmirësisht 53-vjeçarin e ka kapur vetëm një plumb dhe është jashtë rrezikut për jetën. Si pasojë e të shtënave janë dëmtuar edhe xhamat e disa bizneseve për rreth si dhe është rrezikuar jeta e kalimtarëve të rastit.
VIDEO nga vendi i ngjarjes
Teksa e shikon foton, e kupton që personi me syze kurrsesi nuk mund të ishte një banor i thjesht, sado guximtar të jetë. Mënyra se si e ka neutralizuar 31-vjeçarin Fitim Baboçi në Kavajë me kallashnikov, i ka "nxjerrë" zbuluar eksperiencën e tij 27-vjeçare si ish-polic. Ai është Ymer Xhafa, i cili nuk i ka harruar reflekset e një polici dhe ka ndërhyrë në kohë, duke shmangur një tragjedi. Baboçi qëlloi me kallashnikov në trup 53-vjeçarin Rexhep Tare pas një konflikti të mbartur prej 10 vitesh, por fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën.
Shqiptarja.com publikon ekskluzivisht pamje nga momenti kur dy banorë të Kavajës ndalojnë autorin me kallashnikov në dorë, pasi plagosi një person në dyqanin e tij, pranë Bashkisë së vjetër të qytetit. Pak metra larg kësaj skene ndodheshin edhe forcat e policisë, që me ndihmën e banorëve, bënë të mundur arrestimin e autorit, Fitim Baboçi 31 vjeç. Duhet vlerësuar gjesti i guximshëm i dy qytetarëve, të cilët menjëherë pas plagosjes ju afruan autorit për të mos e lënë të largohet. Një veprim heronjsh pasi rreziku që mund t'i vinin jetës së tyre me një person të armatosur përballë, mund të ishte tragjik. Njëri prej banorëve i ka kapur armën, ndërsa banori tjetër e ka neutralizuar autorin duke e kapur nga pas.
Me cudit fakti qe ky nuk ruhet duke e ditur qe kavajsi nga mbrapa te kap. :)
PërgjigjuNdihmoni njeri-tjetrin o njerëz se për shtetin jeni vetëm numra, statistika. Ju lumtë!
PërgjigjuLlaf me vënd...
Bashkia tu akordoje cmimin e madh të qytetit apo fshatit më qellim qe komuniteti te kuptoje qe eshte virtyti apo meritokracia ajo qe duhet te triumfoje në nje vend të prapambetur dhe jo të kurrorezohet mafjozlleku ashtu siç eshte bere zakon të thuhet keta 30 vjet si: “pse nuk punove dhe ti me mall apo me femra? Të ishe izoti të punoje dhe ti, bravo filanit qe bëri lek me mall”. Pra kjo gje duhet te perfundoje! E keqja dhe muteria qe në kete vend ka marë dhenë, duhet te perfundoje. Plerat të kalben burgjeve dhe virtyti të shndrije. Bravo këtyre personave qe ndaluan baj-gën!
PërgjigjuSi ka mundësi kavajsit nga keto gjera? Do jetë bere ndonjë gabim se kavajsit njihen per rondele t punume dhe jo për gjera te tilla.
PërgjigjuKavajsit Te fusin gozhden ,me gjithe bullona !
Po ç'ke me kavajen o shejtan apo te jane prishur rondeleja ty dhe do ti vendosin dado kavajsit...
O Taras atë them dhe unë se vendasit punohen
Janë te ardhur njk janë vendas
Shoku qenke i zanatit...rondelja jote mir ?apo shkaterru fare....pjelle kurvash.
Hajde boje i xhiro nga kavaja që ti njofesh mo nga afër kavajsit, mer me vete edhe femrat e fisit.