Foto ilustruese

EMRI/Sherr në Bulqizë! Plagosi me thikë 37-vjeçarin, arrestohet autori

25 Korrik 2023, 10:16| Përditesimi: 25 Korrik 2023, 10:35

  • Share

BULQIZË- Një 53-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta me një 37-vjeçar, e ka plagosur me thikë këtë të fundit

Një sherri i nisur për motive të dobëta, ka agravuar në dhunë fizike mes dy personave në Bulqizë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 37-vjeçar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Bulqizë, në vendin e quajtur ‘lagje e re’, ku 53-vjeçari Mentor Dervishi ka plagosur me thikë 37-vjeçarin me iniciale R. P.

Për pasojë është vënë në pranga Mentor Dervishi, 53 vjeç, banues në Bulqizë, ndërsa 37-vjeçari  i plagosur ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.   

Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i 52-vjeçarit, Fitim Kola, banues në Burrel, pasi ka goditur me sende të forta, A. B., 54 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?