Atentat në Shkodër, qëllohet drejt vëllait të drejtorit të DRSHTRR e kunatit, digjet makina e të plagosurve dhe e autorëve (EMRAT-VIDEO)

12 Mars, 19:55| Përditesimi: 13 Mars, 09:49

  • Share

Një atentat me dy të plagosur i ndodhur rreth orës 19:30 në fshatin Grudë e Re ka tronditur Shkodrën.

Gazetari i Report Tv Ergys Kavaja raporton se të plagosurit janë Gjergj Ndershtiqaj 28 vjeç student në Akademinë e Sigurisë dhe kunati i tij Gjon Nika 30 vjeç. Ndaj makinës së tyre janë zbrazuar 80 plumba.

Autorët mësohet se kanë djegur automjetin e tyre dhe të të plagosurve, ndërsa dyshohet se shënjestra ka qenë Gjon Nika. Studenti i akademisë së Policisë Gjergj Ndërshtiqaj mësohet se është vëllai i drejtorit rajonal të Drejtorisë së Transportit Rrugor Marjan Ndershtiqaj.

Dy të plagosurit po marrin trajtim në spitalin rajonal, ndërsa në Shkodrën tashmë të blinduar kanë mbërritur Forcat RENEA, kryepolici Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtori i Krimeve të Rënda, Neritan Nallbati.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë gjetur duke u djegur një makinë tip “Renault”, që dyshohet se është përdorur nga autorët.  

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Ora 23:51
Makina e djegur e autorëve të atentatit në Shkodër dërgohet në polici

Makina e djegur e autorëve të atentatit u dërgua në ambientet e policisë së Shkodër për ekspertizën më të detajuar.

Ora 21:47
Zbulohet shënjestra e atentatit, autorët dogjën edhe makinën e të plagosurve! Në Shkodër RENEA, Rrumbullaku e Drejtori i Krimeve

 

30 plumba dyshohet se janë zbrazur ndaj Gjergj Ndershtiqajt dhe Gjon Nikës në Shkodër. Shënjestra e atentatit siç mëson Report tv ka qenë Gjon Nika. Autorët dyshohet se kanë djegur makinën e tyre dhe të të plagosurve të cilët kanë marrë plagë të rënda dhe ndodhen në spital. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë në Shkodër ka shkuar kryepolici Muhamet Rrumbullaku, Drejtori i Krimeve të Rënda, Neritan Nallbati dhe RENEA.

Ora 21:36
Atentati në Grudë të Re, u plagos vëllai i drejtorit të DRSHTRR Shkodër

Gjergj Ndërshtiqaj dhe Marjan Ndershtiqaj

Gjergj Ndërshtiqaj që mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur në Grudë të Re në Shkodër është vëllai Marjan Ndershtiqaj drejtor i Drejtorisë Rajonale të Sherbimeve të Transportit Rrugor në Shkodër. Ndërkaq, i plagosuri i dytë është kunati i tij, Gjon Nika.

Ora 21:02
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, pamje nga vendi i ngjarjes

 

Report Tv sjell pamje nga nga vendi i ngjarjes ku ndodhi atentati me dy të plagosur në fshatin Grudë e Re në Shkodër.

Ora 20:47
Atentati në Shkodër, ky është studenti i Akademisë së Sigurisë që mbeti i plagosur (FOTO)

1710272265_atentatishkoder.jpg

Ky është Gjergj Ndershtiqaj 28 vjeç student në Akademinë e Sigurisë që mbeti i plagosur bashkë me kunatin e tij në një atentat me armë zjarri që ndodhi këtë mbrëmje në Grudë të Re në Shkodër. 

Ora 20:16
Plagosja e studentit të akademisë së policisë dhe e kunatit të tij, gjendet makina e djegur e autorëve

 

Policia e Shkodrës ka dalë me një reagim zyrtar lidhur të shtënave me armë që lanë të plagosur studentin e akademisë së sigurisë Gjergji Ndërshtiqaj 28 vjeç si dhe kunatin e tij të identifikuar si Gjon Nika 30 vjeç.

Mësohet se kemi të bëjmë me atentat të mirëfilltë ndaj të plagosurve, pasi policia ka gjetur një makinë tip ‘Renault’ duke u djegur pranë vendit të ngjarjes. Automjeti dyshohet se i përkiste autorëve.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 19:30, në afërsi të një lokali në fshatin Grudë e Re, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gj. N., rreth 30 vjeç. Si pasojë e të shtënave është plagosur edhe kunati i tij, shtetasi Gj. N., 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë. Të dy këta shtetas janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore. 

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër. 

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. 

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët. 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve të para, do të ketë informacion më të detajuar për këtë rast.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjini: 13/03/2024 08:49

    O Kolo për me vjedh,për me vra ju jeni rrekord!hapni statistikat shif krimet dhe vjedhjet në Shkodër që jan ba nga 1994 e sot nga ju që jeni ulur,dhe dhe nuk latë uzinë ,fabrika,toka po xan! Jo se nuk duhet të ulëshi se është drejtë e gjithkujt,por ju u ulët dhe ju duket se gjdo gja është e juaja,o Kolo leri sharjet në komente!apo kjo është edukata juaj.

    Përgjigju
  • Tomi Jerry: 13/03/2024 00:44

    Filloi lufta tom doshi vs Rama.. per ndarje institucionesh!

    Përgjigju
  • Po mër po: 13/03/2024 00:30

    Me çfar pune merrej ky?

    Përgjigju
  • Bobi: 13/03/2024 00:09

    Drogagji jan te dy... Edhe ju policia me kokrra i zgjedhni kta qe qoni me u shkollua...po ju shkon shkolla e muni dam...

    Përgjigju
  • Vlora: 12/03/2024 23:40

    Në Nikël janë dy çuna nga Vlora që kanë një javë që po rrijnë atje.

    Përgjigju
    • Ti ti: 13/03/2024 09:30

      Ti ca prb ke ?

  • Bim: 12/03/2024 22:03

    Si gjithmone viktimat nuk kane konflikte me askend

    Përgjigju
  • Beni: 12/03/2024 21:33

    Sa iku kryeministri direkt sduruat , ca njerz paskeni qene!!! E para punes me kto mbiemra jeni dukagjin hasmeri dmth Dhe keni zbrit poshte ne shkoder, se shkodra ska pase naiher krisma Sa zbriten kafshet u shkatrru cdo gje, erdhen gabel e te bardhe e indian E egjiptian dhe ja rezultati! Kane faj kto plerat e shtetit qe nuk bejne krehje zonash per arme-mbajtje pa leje dhe te punojne me puntoret operativ ne polici cdo agjent, nga shkodra ne dukagjin eshte mbushur me arme, dhe askush Nuk merret me kte pune te bejne kontrolle pafund perdite e nate Derisa te cmenden.

    Përgjigju
    • Pergjigje per BENI: 13/03/2024 10:37

      Ti DUKESH NGA JE O MALOK I NDYRË. SHKODRA KA QIT PUSHK KUR TJERT SKAN DIT ME EC EDHE KA PAS EDHE KA AKOMA KRIMINELAT DHE FISET MA TE FORTA NE SHQIPERI DHE ME GJËRE. NDAQ KATOLIKET AUTOKTON TE VJETER TE SHKODRES NDAQ MYSLIMANT E QYTETI KAN VRA E PRE. POR SA I PERKET RRACAVE QE PERMENDE NGA MALI APO FSHATI I KEMI LIDH ME PE LESHI E I KEMI DEGJENERU HISTORIKISHT. RRESPEKTE PER SHKODRANT

    • Besi: 13/03/2024 09:54

      kujdes se eshte ne bese te bajrave dhe liceve ky

    • Or tej: 13/03/2024 09:35

      Mos ma shani Benin or teeeejjjjj

    • Vinçenci: 13/03/2024 08:27

      Beno! Operativët po thuajse gjith janë bashkfshatarët e tyre! Shif policin e Shkodërs 60% i ke dagagjinsa që janë bashkpuntorë të krimit dhe të drogës,këta munt të jenë quna të mirë por,por mendimi im është për pazare droge.

    • Pet.: 13/03/2024 08:13

      Te vetmen gje te zgjuar qe ke bere eshte q

    • Honi: 13/03/2024 05:38

      Ku jane indianet,romet e egjiptianet ne gjithe kete histori? O Zot cfare idiotesh paska pas ky vend!

    • Kol: 13/03/2024 03:14

      Avash qa ofendon si legen? Shkodra ka pas vrasje e therje tan jeten mor mtrq po qenke rracist i poshtun

  • Maj nace: 12/03/2024 21:00

    Kur ska dore shteti direkt shteti kur ka dore shtet nuk vjen shteti

    Përgjigju
  • Alb: 12/03/2024 20:57

    Kjo ashte demokracija sigurija zeroooo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?