VAU I DEJËS-Një 28-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, pasi i është drejtuar me kallash shoferit të një makine, i cili bëri një parakalim të gabuar. Nën hetim janë vënë katër persona të tjerë pasi kanë tentuar të fshehin armën e 28-vjeçarit.
Shpallet në kërkim Mark Preka.
Njoftimi i policisë:
Pas një konflikti të çastit për parakalim të gabuar me automjet, midis shtetasve M. P., 28 vjeç dhe A. Gj., 23 vjeç, shtetasi M. P. është larguar dhe ka marrë armën e zjarrit tip automatik që mbante me vete.
Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit midis këtyre dy shtetasve. Gjatë ndjekjes nga Policia, shtetasi M. P. ka hedhur armën e zjarrit dhe është larguar.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për shtetasit A. H., 21 vjeç, K. Sh., 19 vjeç, R. H., 30 vjeç dhe Xh. H., 25 vjeç, të gjithë banues në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, pasi kanë tentuar të fshehin armën e zjarrit që mbante shtetasi M. P.
Vijon puna për kapjen e shtetasit M. P.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Kafshe te tilla me fytyra njeriu, ka kudo. Ne tirane plot e perplot. Vrases qe te vine nga mbrapa e te ndezim dritat e gjata gjithe inat, ne nje rruge cope cope, pa ndricim ku je duke ecur dhe ti mbi shpejtesine limit, kompletuar me xhama te zij e te flakin pa asnje shkak. Te dalin preparat e mbajne freno qellimisht para teje te te ndeshkojne ty e makinen tende se nuk u hape rrugen(se jane ne nxitim duke cuar e mare drogen e radhes) , duke rezikuar te te marin jeten.... vertet lista este e gjate. Parakalimi eshte me e pakta qe keto kasha te marin inat, se jane ne inat mevehten gjithe kohes Keto jane nje ekskrement shoqeror qe fatkeqesisht shqiptareve u duhet te ndajne rrugen cdo dite te perendise.
PërgjigjuKu ka shku djepi i kultures.
Përgjigjuska lidhje ajo kudo ke kshu , jane rini e cthurur
Po cfar djepi i kultures mor. Kjo ka ndodh ne vau i dejes. Bashki krejt tjeter. Sdi pse e shkrujn Shkoder kot