Një punëtor shqiptar, ka humbur jetën në Greqi, pasi ka rënë nga një lartësi e konsiderusheme teksa punonte.
Ngjarja e rënndë ka ndodhur mesditën e së premtes në Halyvourgia, teksa 31-vjeçari Erlando Orhanlli , punonte për një kompani teknike në Athinë, e cila merrej me mirëmbajtjen e çative.
Mediat greke bëjnë me dije se i riu shqiptar është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Volos, por për shkak të plagëve të marra ai ka ndërruar jetë.
Ndër të tjera thuhet se shqiptari mund të ketë rënë nga 15 metra lartësi, ku sipas informacioneve paraprake thuhet se ai humbi ekuilibrin dhe ra.