Foto ilustruese

EMRAT/ Sherr mes dy personash, vritet me armë zjarri një 48-vjeçar në Prizren! Dëshmitari: U qëllua në sy të gruas dhe djalit

4 Shtator 2023, 10:16| Përditesimi: 4 Shtator 2023, 10:19

  • Share

Një mosmarrëveshjeje mes dy personave ka përfunduar në të shtëna me armë mbrëmjen e shkuar në Prizren, ku një 48-vjeçar ka mbetur i vdekur, pasi u qëllua disa herë në prani të djalit dhe gruas së tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 19:00, në lagjen Arbana në Prizren, ku autori i dyshuar Aziz Gashi pasi është konfliktuar me viktimën, Beqir Morinën për një mosmarrëveshje, e ka qëlluar këtë të fundit shtatë herë me një armë zjarri që e mbante në makinë.

Për pasojë, 48-vjeçari Beqir Morina nuk ndërruar jetë në vend.

Sipas një dëshmitari të rastit, i cili thotë se e ka parë momentin tragjik për 48-vjeçarin, autori ka kryer aktin në prani të gruas dhe fëmijës së viktimës.

“Njëri doli prej Taureg-ut, në sy të gruas e të fëmijës e vrau njeriun, e la për toke. Nuk po dihet pse, veç atë burrin e njoh, punonte në ndërtim ai, i Malishevës. Në sy të gruas, në sy të fëmijës e ka gjujtë, me kallash. Edhe atë djalin e vet, nëpër mure t’u ikë prej plumbit…”, tregoi njëri nga dëshmitarët e rastit për Sinjalin.

Për kapjen e të dyshuarit, njësitet policore kanë kryer disa bastisje në lokacione të ndryshme, mirëpo i dyshuari nuk është kapur ende.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Idiotet: 04/09/2023 12:20

    Komb me te trashe nuk kam pare ne bote vriten per nje fjale goje si njerezit e kohes se gurit te palatuar , eshte nje fatkeqesi per kete toke qe na mban lart

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?