EMRI/ Shiste drogë nëpër qytet, arrestohet 36-vjeçari në Korçë! Në banesë iu gjetën dhjetëra doza heroine

18 Korrik 2023, 11:01| Përditesimi: 18 Korrik 2023, 11:09

  • Share

Një 36-vjeçar nga Korça është vënë në pranga nga policia pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tij, ku u gjetën sasi heroine, e ndarë në dhjetëra doza gati për shitje.

Në kuadër të operacionit policor i koduar "Night sales 4", u arrestua Emiljan Selima.

"Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se ky shtetas ushtronte veprimtarinë e paligjshme të prodhimit e shitjes së narkotikëve, shërbimet e Policisë lokalizuan automjetin tip "Audi" me të cilin po lëvizte 36-vjeçari. Gjatë verifikimit të kryer rezultoi se shtetasi E. S. e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në dhjetëra doza, që dyshohet se sigurohej nga ky shtetas, me qëllim shitjen. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 2 celularë", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?