Kronikë

EMRI/ U kap me 1 milion paund kokainë,  gjykata britanike merr vendimin për shqiptarin

14 Prill 2019, 20:07| Përditesimi: 14 Prill 2019, 20:12

  • Share

Gjykata e Londrës ka dënuar me 12 vite burg një shtetas shqiptar i cili vitin e kaluar u kap me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kokainë.  Sipas mediave britanike bëhet fjalë për shtetasin, Suad Sufaj 26-vjeç i cili u kap më 26 shtator të vitit të kaluar në Londrën Veriore. 

26-vjeçari po lëvizte me makinë e tij përgjatë rrugës Boëes në Enfield ku pas një kontrolli nga policia i janë gjetur 1 kilogram kokainë e pastër. Kjo sasi kokaine nëse do të shitej në tregun e zi do të kapte një vlerë prej 100 000 paundësh britanik. Por oficerët vendosën të kontrollonin edhe shtëpinë e shqiptarit ku aty gjetën një sasi akoma më të madhe kokaine. Plotë 8.5 kilogram të tjera që do të kapnin vlerën e 800 000 paundësh britanik.

Pasi të vuaj dënimin me 12 vite burg, shqiptari do të deportohet në Shqipëri.

Komento

Komente

  • Toni Tirane: 15/04/2019 14:18

    Na felliqen keta qe vene ne Angeli dhe duan te bejne leke gjithandej ne Shqiperi dhe ne bote

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?