Kronikë

Vodhi 4 biçikleta brenda 2 javëve, arrestohet 40-vjeçari në Durrës

17 Shtator 2023, 10:19| Përditesimi: 17 Shtator 2023, 10:46

  • Share

Kristo Myftari, 40-vjeç, është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka vjedhur 4 biçikleta në këtë qytet gjatë 2 javëve të fundit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 40-vjeçari, gjatë muajit shtator 2023, ka vjedhur në lagjet nr. 4, nr. 5 dhe nr. 17, biçikletat e 4 shtetasve të ndryshëm.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 biçikleta të vjedhura.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

M.Q./S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?