Pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë’, ku protagonistë janë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari do të jetë edhe një personazh tjetër i njohur dhe mjaft i dashur për publikun.
E deri më tani është zbuluar se pjesë e kastit do të jetë blogerja, Sara Hoxha dhe aktorët si Ndriçim Xhepa, Zamira Kita, Olta Daku, Sara Hoxha, Besmir Bitraku, Salsano Rrapi, Luan Jaha, Ylber Bardhi etj.
Mirëpo së fundmi edhe një tjetër personazh shumë i dashur për publikun do të jetë pjesë e filmit të shumëpritur.
Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Elvana Gjata të cilën e kemi parë dhe më parë në rolin e aktores në filmin “Dy Gisht Mjaltë”. Lajmi bëhet me dije ekskluzivisht nga burime për Vip Magazine.
Filmi komedi -romancë “Në kuadër të dashurisë“, duket se i referohet frazës së famshme që u përmend aq shumë gjatë BBVIP: ‘në kuadër të lojës’.
“Do të jetë një histori e vërtetë dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetën e dy njerëzve, dy familjeve të tyre në një komedi romantike që do t’u bëjë të qeshni, të qani dhe të dilni nga kinemaja të frymëzuar.”-është treguar në përshkrimin e filmit.