Nuk është më e pazakontë të shohësh artistët të cilët guxojnë me tallavanë, madje kjo rrymë është kthyer në një farë mënyre trend.
E pikërisht këtë trend e përfaqëson më së miri këngëtarja e Enca, një ndër artistet më të njohura në vendin tonë. Bashkëpunimet e Encës kanë qenë gjithnjë surprizuese, ashtu është edhe projekti i saj më i fundit i cili u lançua dje. Ajo ka bashkuar forcat për herë të dytë me Muharrem Ahmetin, për të sjellë një këngë të titulluar “Albanian”.
Kënga e kombinuar me tallava dhe vija melodike është realizuar nga vet Enca, ndërsa muzika nga Fatjon Myftari. Klipi i këngës ashtu si edhe kënga është realizuar me motive patriotike dhe një pjesë e tij është xhiruar në Arenën Kombëtare.
E nëse nuk e kishit parë, pjesë e klipit të saj është edhe partneri i saj, masazheri afrikan Mickey Neblett, i cili në klip shihet duke luajtur në daulle.
Kujtojmë se dyshja prej disa kohësh e kanë bërë publike lidhjen e tyre, e madje nuk ngurojnë që të ndajnë edhe momente romantike në rrjetet sociale.
Te vjen per te vjelle! Vetem arabe dhe indiane e ndjekin. I adhurojne lopet andej. lol
Përgjigju