Janë mbyllur ditën e sotme kërkimet në lumin Seman, ku dy ditë më parë u raportua për një mjet të rënë në këtë lum nga “Ura e Mbrostarit”.
Që prej atij momenti, edhe pse po kërkohet me intensitet nga specialistët e kësaj fushe, ditën e sotme kërkimi ka shkuar deri në 1 kilometër, e përsëri dhe sot nuk pati shenja të mjetit. Në orën 15:30 të kësaj të hëne janë pezulluar kërkimet, të cilat do të rinisin përsëri nesër.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Dyshohet se ra me makinë në lumin Seman! Edhe sot kërkime për gjetjen e 26 vjeçarit në Fier! Kishte ardhur nga Gjermania për pushime
S.C//ReportTv.al