Ende asnjë kontroll për COVID-19, azilantët në Babrru: Shqiptarët janë shumë të mirë, por kampi është si burg

2 Prill 2020, 16:15| Përditesimi: 2 Prill 2020, 16:19

  • Share

TIRANE-Ashtu si një ditë më parë ReportTV ishte edhe këtë të enjte në kampin e azilantëve në zonën e Babrrusë në periferi të Tiranës ku situate vijon të jetë e njëjtë. Refugjatët e stacionuar në këtë kamp kryesisht nga vendet e lindjes shprehen se ende atyre nuk u është bërë asnjë kontroll nëse janë mbartës së Covid-19 pavarësisht se mund të kenë pasur historik udhëtimi në vendet e prekura. Si çdo ditë azilantët vijojnë të dalin pa asnjë pengesë nga qendra, për të bërë pazaret të pa pajisur me maska apo doreza teksa shtojnë se kushtet në kamp janë shumë të këqija, ushqim nuk ka çka i detyron të dalin për ta siguruar vetë.

Në pjesën më të madhe të rasteve azil kërkuesit përdorin Shqipërinë si tranzit për t'u stacionuar në vendet e BE por tashmë pjesa më e madhe e tyre kanë mbetur në vendin tonë për shkak të Covid-19 dhe mbylljes së kufijve. “Unë kam këtu në kamp 1 muaj. Kam ardhur nëpërmjet kufirit të Greqisë dhe dua të shkoj në Gjermani. Në kamp çdo gjë është një problem asgjë nuk është mirë. Nuk jemi të pajisur me maska mbrojtëse dhe asnjë në kamp nuk ka. Në një dhomë të vogël qëndrojmë 2 familje, 8-9 persona ndërsa në dhomat e mëdha qëndrojnë 3-4 familje. Unë jam nga Algjeria. Kemi ardhur këtu për të shkuar në Europë.

Ne kemi një kohë të gjatë këtu që kur kemi ardhur nga Turqia në Greqi e më pas nga Greqia në Shqipëri. Nuk qëndrojmë në kamp sepse aty nuk ka ushqim. Unë nuk jam testuar nëse jam apo jo me koronavirus, nuk ka Covid-19 në kamp askush nuk është i infektuar. Nuk kemi maska pasi këtu nuk të japin asgjë madje as ilaçe. Unë jam nga Algjeria. Kam ardhur nga Turqia në Greqi ku kam jetuar 8 muaj. Pas Greqisë kam ardhur këtu në Shqipëri ku qëndroj në kamp. Por ky kamp është si burg. Njerëzit në Shqipëri janë shumë të mirë unë i dua ata por këtu në kamp është shumë ndryshe“ – u shprehën disa prej azilkërkuesve.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Free: 03/04/2020 16:11

    Shteti merr rreth 6000 euro per koke dhe i mbylle si minj ne biruca.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?