Ende asnjë rast i përdoruesve të drogës 'bonzai', mjekët dyshojnë për përzierjen e saj me hashash: Pasoja shkatërruese të trurit e zemrës

27 Prill 2022, 16:54| Përditesimi: 27 Prill 2022, 16:58

  • Share

Sekuestrimi për herë të parë më 24 Prill të drogës 'bonzai' e ka konfirmuar në një farë mënyre qarkullimin dhe përdorimin e saj edhe në vendin tonë edhe pse autoritetet shëndetësore nuk konfirmuar asnjë rast të përdorimit të kësaj lloj droge. Çmimi i ulët i ofrimit të kësaj droge në treg të zi hedh dyshime te mjekët toksilogë për përzierjen e saj me hashashin.

“Në QSUT ne kemi dyshuar për përdorim Bonzai , pornuk është se është ekzaminuar me ekzaminime laboratorike, pasi të gjithë rastet kanë përfunduar me rikuperim të plotë. Kjo drogë nuk ka ekzaminim të shpejt i cili ta dedktojë në gjak apo urinë. Kështu që ne diagnozat e bonazit mund t’i vendosim vetëm duke parë gravitetin e simptomave   që shfaq pacienti. Por mendoj që shumica e përdoruesve të hashashit mund ta marrin dhe pa dije bonzain. Ngaqë është më i lirë tregtarët ilegal mund ta përziejnë hashashin me bonzain. Bonzai në sasi më të vogla është shumë më i agresiv sesa hashashi”, tha Alert Drishti, toksikolog QSUT.

Mjeku toksikolog në QSUT Alert Drishti thotë se përdorimi i drogës bonzaika pasoja të rënda për sistemin nervor e kardiovaskular, deri në fatalitet.

“Nëse një pacient në doza të caktuara hashashi ka simptoma të lehta, bonzi i ka shumë të rënda. Grupi i simptomave është dëmton sistemin nervor qendror, dëmton sistemin kardiovaskular, atë respirator, shikimin dëmton.”

Për mjekun Drishti, përdoruesit e kësaj droge pësojnë dëmtime aq të forta sa kanë nevojë për trajtim spitalor urgjent. Shpesh gjendja e tyre përkeqësohet në mënyrë të menjëhershme, duke e bërë të pamundur kërkimin e ndihmës së mjekëve.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?