‘Ende më duket si ëndërr’, De Jong për Barcelonën: Kur flet Messi ulesh dhe e dëgjon

8 Qershor 2020, 12:24| Përditesimi: 8 Qershor 2020, 12:25

  • Share

Verën e 2019 Frenkie de Jong kaloi nga Ajax te Barcelona për shifrën e 75 mln eurove, duke përmbushur një nga ëndrrat e tij. Në sezonin e parë mesfushori ka lënë mbresa të mira, ndërsa në një rrëfim të fundit shprehet se ka raste kur ende i duket si ëndërr që është pjesë e katalanasve.

Barcelona ka qenë gjithmonë skuadra ime e preferuar jashtë Holandës, ka qenë një ëndërr për mua të luaj këtu. Sapo u binda që interesoheshin seriozisht për mua, nuk u mendova dy herë për të pranuar ofertën. Ka raste kur më duket ende si një ëndërr,”-deklaron De Jong për BBC.

23-vjeçari ndalet edhe te Leo Messi, futbollisti më i mirë në botë sipas tij. 23-vjeçari ndihet i lumtur që e ka shok skuadre “pleshtin”. Kur flet kapiteni të gjithë e dëgjojnë dhe zbatojnë m përpikmëri atë që kërkon.

Luaj në një skuadër me më të mirin në botë, Leo Messin. Nëse ai të thotë diçka, ti ulesh dhe e dëgjon. Ka raste kur të kërkon të sulmosh në thellësi ose të qëndrosh më tepër në krah. Janë detaje të vogla, por mund të bëjnë diferencën,”- thekson De Jong

Deri më tani në sezonin e parë me Barcelonën Frenkie de Jong ka arritur të gjejë në dy raste rrugën e rrjetës.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?