Sali Berisha dhe Besart Xhaferi

Ende në proces në ankimimi, Berisha ‘legjitimon’ dhe pret në zyrë fituesin e FPRD-së

4 Tetor 2022, 12:50| Përditesimi: 4 Tetor 2022, 15:46

  • Share

Megjithëse procesi i zgjedhjeve të kreut të ri të FPRD-së së Rithemelimit ende nuk është zyrtarizuar, pasi brenda dy ditëve mund të ankimohet, Sali Berisha ka ‘legjitimuar’ fituesin.

Nga një njoftim nga zyra e shtypit bëhet me dije se Sali Berisha ka pritur ne zyrë, fituesin Besart Xhaferi në selinë e PD-së. Berisha i uroi atij suksese për përgjegjësinë e re që ka marrë në dorë.

Sipas PD-së së Berisha, në procesin e administruar nga FRPD, garuan 6 kandidatë. Morën pjesë 9470 votues në 62 qendra votimi, ndërsa Besart Xhaferri u shpall fitues me 5256 vota. Një urim gjithashtu forumi rinor e mori edhe nga ish kreytari i saj, Belind Këlliçi. Deputeti u shpreh se ky drejtues grupi do të vijojë të angazhojë të rinjtë idealistë në politikën aktive. 

Por ky rezultat u kontestua pasi denoncimet për manipulime të procesit ishin të shumta. I sapo-zgjedhuri në krye të forumit Rinor të PD, Besart Xhaferi mund të mos e mbyllë mandatin e tij në krye të të rinjve demokratë. Sipas statutit të vetë PD, në forumin rinor bëhen pjesë të rinjtë nga 15-35 vjeç. Xhaferi është 32 vjeç dhe në përfundim të mandatit 4 vjeçar ai do të ishte 36 vjeç, pra do ta ushtronte mandatin në shkelje të statutit.

Ndërkohë, në rrjetet sociale menjëherë pasi Xhaferi u shpall fitues kanë nisur denoncimet për parregullsi në procesin zgjedhor. Në rrjetet sociale qarkullojnë disa foto, ku duket se 1 votues ka votuar më shumë se një herë, ka votues që nuk janë anëtarë sipas statutit etj. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • aldi: 04/10/2022 19:29

    Ka ngel vec me moshataret e vete ne parti tani berisha se nuk i shkon me njeri

    Përgjigju
  • eri: 04/10/2022 19:28

    Po normal qe do e legjimoje se beri manipulim per ta vendos drejtues te frpd

    Përgjigju
  • Anili: 04/10/2022 18:46

    Ky qe u pranua 32 vjec pavaresisht se limiti eshte 30? bravo

    Përgjigju
  • Bili: 04/10/2022 18:44

    Ky ka lind para se te krijohet frpd hahahahah a te mbaruar qe jeni

    Përgjigju
  • era: 04/10/2022 18:34

    doli na nje proces ilegjitim vetem lider seshte ky

    Përgjigju
  • bledi: 04/10/2022 18:34

    po konfirmon zarin e vet ne krye te detyres

    Përgjigju
  • Ismail: 04/10/2022 17:24

    Sikur iher te ishit tregu te sinqert ndaj popullit iher te vetme

    Përgjigju
  • Dritan: 04/10/2022 17:23

    Gjynof ngelet tu marr popullin mqaf me kto mashtrimet e juja

    Përgjigju
  • klarisa: 04/10/2022 14:26

    po ca fituesi me vota te manipuluara

    Përgjigju
  • Henri: 04/10/2022 13:33

    Per ate vend besoj se ke derdhur mjaft lek per tu ulur se keshtu i jane errsuar syt saliut

    Përgjigju
  • Arian: 04/10/2022 13:32

    Te na degjosh neve duhet te largohesh sa me pare se do dalesh dhe ti nongrada

    Përgjigju
  • Luan: 04/10/2022 13:06

    T mer ne qafe berisha o xheferr , po kshu jeni te gjithe ju nuk funksiononi sips rregullit po beni ne koke tuaj po kur tma qani koken pastaj sju vjen mire. Prokuroria duhet te veproje sa me shpejt.

    Përgjigju
  • Alban: 04/10/2022 13:04

    Po kush eshte berisha qe ta legjitimoje , ai ska te drejten per te drejtuar Pd akoma.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?