Ende në diskutime, Murati: Partitë aleate nën logon e PD-së, e dëmshme!

10 Shkurt 2021, 18:51| Përditesimi: 10 Shkurt 2021, 19:52

  • Share

Kur na ndajnë më pak se 80 ditë nga zgjedhjet parlamentare, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka arritur në një marrëveshje me PDIU ndërsa me Partinë Republikane janë ende në diskutime për kandidimin në një listë. 

Për analistin, Erli Murati, ky bashkëpunim është i dëmshëm për partitë aleate pasi ata nuk afirmohen nga elektorati i tyre, kjo pasi garojnë nën logon e PD-së.

Në një intervistë për Report Tv, Murati tha se do të ishte më mirë që këto parti të garojnë nën siglën e partisë së tyre në zgjedhjet e ardhshme.

“Përsa i përket aleatëve të PD-së, sa herë vijnë zgjedhjet ka gjithmonë e njëjta situatë. Por sërish bëjnë një marrëveshje. Nuk besoj se marrëveshja e PD nuk do ketë ndonjë impakt në zgjedhjet e ardhshme. Mendoj se kjo është e dëmshme, pasi një parti politike duhet të konfirmohen nga elektorati i tyre dhe jo të fshihen tek PD-ja. Duhet të kandidojnë nën siglën e tyre. Këtyre u njihen vetëm kryetarët pasi ai siguron mandatin” – tha Murati.

Për apelin e Yuri Kim për moskandidimin e personave me rekorde kriminale në zgjedhjet e ardhshme, Murati thotë se kjo thirrje është për sistemin e drejtësisë.

Sipas tij, nëse nuk funksionon drejtësia, atëherë nuk mund tu lihet në dorë vetë kreytarëve të partive.

“Ka një moment ironik dhe paradoksal. Regjistrimi i Tom Doshit në KQZ tregon se apeli i ambasadores nuk duhet drejtuar për kryetarët e partive politike. Kur nuk zbatohet ligji, nuk duhet lënë në dorë të kryetarëve të partive. Nëse Doshi nuk ka probleme me dekriminalizimin, atëherë ai mund të vijojë të kandidojë. Problemi kryesor është korrupsioni. Ky është një problem i funksionimit të drejtësisë. Apeli i Yuri Kim, dëshmon që ka probleme në sistemin e drejtësisë” – tha Murati.

Kujtojmë që gjatë pasdites së sotme, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është takuar me kreun e PD-së, Lulzim Bashën ku kanë ende nuk kanë arritur një marrëveshje mes tyre për të kandiduar në një listë.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?