Pa bërë ende nxehmje, antitrupat monoklonalë hyjnë në fushën e lojës së Pandemisë. Të administruara te Presidenti i SHBA Donald Trump, këto ilaçe eksperimentale kundër Covid janë një shpresë e madhe në fitoren e luftës kundër koronavirusit.
Por ata janë ende shumë të rinj për të luajtur lojëra të rëndësishme shëndetësore e deri strategjike. Antitrupat monoklonalë janë në fazën e tretë të testeve dhe deri tani janë infuzuara në disa qindra vullnetarë, pozitivë, jo të shtruar në spital.
Pavarësisht kësaj, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave nuk e ka autorizuar për përdorim të gjerë në popullatë.
Sot antitrupat monoklonalë të kompanisë amerikane Regeneron u administruan te Pacienti Një, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Trump, i cili mori dozën maksimale të lejuar, 8 gram...
Antitrupat monoklonalë janë antitrupa të krijuar në laborator nga antitrupat natyrorë të pacientëve të rikuperuar nga Covid.
Ato rekomandohen përgjithësisht për pacientë me sistem të dobët imunitar që nuk janë në gjendje të aktivizojnë antitrupat e tyre kundër koronavirusit.
Përzgjedhja e antitrupave më të mirë në plazmën e pacientëve të kuruar nuk është e lehtë pasi disa janë shumë më të fuqishëm se të tjerët në bllokimin e koronavirusit që përpiqet të depërtojë në qelizat për t’u shumuar.
Në rastin e infektimit me Covid, disa pacientë e kanë shumë më të vështirë se të tjerët t'i prodhojnë ato, dhe kjo është një nga arsyet pse simptomat ndonjëherë janë shumë të rënda.
Pasi bëhet zgjedhja e antitrupave natyrorë më premtues në laborator, fillon prodhimi i kopjeve artificiale.
Kokteji i prodhuar nga Regeneron dhe i marrë edhe nga Trump, më parë ishte administruar te 275 pacientë dhe ka treguar se zvogëlon ndjeshëm sasinë e virusit, të paktën në dozën maksimale prej 8 gramësh dhe nuk paraqet rreziqe shëndetësore.