Kronikë

Ende s'është shpallur rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 25 prillit, eksperti ligjor, Dritan Çaka: Gjuzi bëri ankimim në ditën e fundit të afatit, pritet shqyrtimi

1 Korrik 2021, 14:43| Përditesimi: 1 Korrik 2021, 14:55

  • Share

Zgjedhjet parlamentare të 25 prilli nuk janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pavarësisht se kemi një listë të deputetëve në bazë të qarqeve nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, ende nuk kemi shpalljen e rezultatit përfundimtar nga KQZ.

Anëtar i Komisioni Rregullator pranë KQZ dhe eksperti për çështjet zgjedhore Dritan Çaka thotë se kjo shtyrje po ndodh për shkak të një ankesë të kryer nga koalicioni i kryesuar nga Kujtim Gjuzi për shpërndarjen e mandateve. Çaka tha se do të presim edhe nëse do të ketë ankesa të tjera, dhe  pas shqyrtimit të ankimimit të koalicionit të Gjuzit, Komisioni Rregullator do të shpallë rezultatin përfundimtar.

'Akoma nuk është shpallur rezultati përfundimtar i zgjedhjeve. l para një jave Kryekomsioneri i zgjedhjeve Celibashi bëri shpërndarjen e mandateve do të presim edhe pak kohë për shpalljen e rezultatit përfundimtar. Mendoj se do të ndjekim edhe një kalvar të vogël të ankesave.  Ditën e hënë që ishte dhe afati i fundit i ankimeve një nga koalicionet që ka qenë pjesëmarrësve ne zgjedhje ajo e kryesuar z. Gjuzi ka bërë një ankesë për shpërndarjen e mandateve që Celibashi bëri pak ditë më parë dhe KQZ po ndjek gjithë paktin për të bërë hedhjen e shortit. Është koalicioni që drejtohet nga zoti Gjuzi. Do të presim edhe nëse do të ketë ankesa të tjera dhe pasi të përfundojë gjithë kjo proceduar do të Komisioni Rregullator do të shpallë rezultatin përfundimtar. Do të zgjasë edhe dy javë pas ankesave të z. Gjuzi. Si duket ka pasur pretendime në lidhje me ndarjen e mandateve që Celibashi ka bërë.'- tha Çaka.

Sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me shpërndarjen e mandateve dhe me raportin që përfitoheshin mbi bazën e herësit, Çaka tha se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të kemi një herës për të thyer që të fitosh një mandat, por mjafton që të kemi një renditje mbi bazën e numrit të votave.

 'Disa subjekte kishin ankimuar në GJK një nen të Kodit Zgjedhor që kishte të bënte me shpërndarjen e mandateve. GJK dje është shprehur duke e shfuqizuar pikën 3 të këtij neni që ka të bëjë me shpërndarjen e mandateve dhe me raportin që këto mandate përfitohen mbi bazën e herësit që çdo kandidat merr në votat e zgjedhjeve parlamentare. Çdo parti politike që ishte subjekt zgjedhor kishte paraqitur listën e kandidatëve dhe në bazë të numrit të mandateve do të bëhej edhe llogaritja e emrave që do të ishin fitues. Gjykata Kushtetuese do të përcaktojë se nuk do të kemi një herës për të thyer që të fitosh një mandat por mjafton që të kemi një renditje mbi bazën e numrit të votave që do të ketë çdo kandidat, pra kandidati me numrin më të lartë të votave renditet i pari dhe më kandidati me numrin më të vogël i fundit. '- tha Çaka.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?