Sali Berisha

Politikë

Ende s’ka faktuar farsën e 11 majit, Berisha vijon ‘fushatën’ për nxirjen e Shqipërisë: Provat do t’i çojmë kudo! Justifikon komisionerët: Ishin nën presion

23 Qershor, 13:39| Përditesimi: 23 Qershor, 13:44

  • Share

Ndërsa ende nuk ka nxjerrë prova për të faktuar provat për atë që e quan si ‘farsë e 11 majit’ brenda vendit, Sali Berisha vijon me ‘fushatën’ e tij duke nxirë imazhin e Shqipërisë edhe jashtë. Kësaj radhe, nga selia blu, kreu i PD doli me një tjetër video, ku shfaqen disa parregullsi gjatë procesit të votimit më 11 maj.

Teksa tha se betejën e tyre për votën e lirë po e vazhdojnë në Strasburg, në asamblenë e KiE dhe Partive Popullore Evropiane, Berisha deklaroi se Albana Vokshi ka paraqitur sot në PPE një video, që sipas tij, i shokoi të gjithë. Sipas Berishës, videoja tregon se pse ‘zgjedhjet ishin një farsë e tipit të Zimbabve të 30 viteve më parë’.

“Pamjet e paraqitura në tempullin, në grupin parlamentar të Partisë Popullore, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ishin shokuese për audiencën.Tani zhvillohet debati, në të cilat zgjedhjet janë, zgjedhje që nuk kanë të bëjnë me zgjedhje me standardet Europiane, siç konstaton vetë delegacioni dhe rreshton aty një listë të gjerë problemesh themelore, manipulimesh, mashtrimesh, blerje vote, por komentet dëshiroj ti bëj pasi raporti të miratohet në asamblenë parlamentare.”, tha Berisha.

I pyetur për pamjet që publikoi dhe se ku ishin komisionerët e Partisë Demokratike, që mesa duket kanë ‘mbyllur sytë’ përpara shkeljeve, Berisha tha se është çështje hetimi. Sipas tij, komisionerëve iu ngelet pak hapësirë, në një kohë që sipas tij, janë përballur me anëtarët e bandave kriminale në favor të kandidatëve të PS.

“Kjo është një çështje hetimi. Por aty ku Sara Mile, Arkend Balla, shkojnë me hanxharët e Troplinëve dhe Suel Çelës, komisionerit i ngelet shumë pak hapësirë.  Pra këtu është problemi. Problemi është se zgjedhjet zhvillohen në kushtet e një terrori të paparë politik. E një terrori të paparë të karteleve të drogës dhe organizatave më të rrezikshme kriminale.”, tha Berisha.

Më tej, shënjestroi edhe Sara Milen, deputete e zgjedhur e PS nga qarku i Elbasanit, të cilës iu referua si ‘princesha e burgjeve’.

“Do të tregoj ju nesër, qendra votimi, ku gjatë gjithë ditës votojnë komisionerët dhe ato vota të gjitha shkojnë për princeshën e burgjeve, Sara Mila. Po. Janë të dokumentuara. Ne këtë po bëjmë. Ne me automatik, me kallashnikov nuk i mbrojmë, se ajo është rrugë tjetër pastaj, por ne do të dëshmojmë gjithçka para shqiptarëve dhe shqiptarët do të marrin një vendim për qëndrimin e tyre.”, shtoi Berisha.

Berisha thotë se këto prova do t’i çojnë kudo.

“Këto prova do të çohen kudo. Në Kongres, në Senat, në parlamentet e vendeve anëtare, në institucionet ndërkombëtare. Me një dallim. Normal është të shkohet me raportin përfundimtar. Se ku shkohen, që të merret permanent me një problem, nuk e ka. Kjo është dhe arsyeja se në shumë e shumë vende ku duhet të ishin këto prova, akoma nuk janë sepse duhet finalizuar raporti dhe të jenë pjesë e raportit përfundimtar. Por janë aty ku duhet, ku ekziston debati zyrtar për këtë çështje. Zyrtarisht ekziston debati për këtë çështje, ku diskutohet raporti dhe këto me radhë.”, u shpreh Berisha.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria mbështet SHBA-në pas sulmit ndaj Iranit, si e vlerësoni?