Drejtori i Komunikimi në Kryeministri, Endri Fuga, i është përgjigjur Lulzim Bashës pasi ky i fundit i konsideroi si dështim ccështjen e sigurimit të vaksinës anti COVID për Shqipërinë.
"Zoti Lulzim kur ti fle Edi Rama vazhdon punon, kurse ti edhe kur punon fle! Maqedonia e Veriut, Mali Zi, Kosova s'kanë siguruar ende asgjë, ndërsa Serbia e nisi me vetëm 5 mijë doza! Fli zoti Lulzim dhe mos bëj politikë me shëndetin e me vaksinën në gjumë! #ShqipëriaBuzëqesh", shkruan Fuga në Twitter.
Lajmi kryesor:
Vaksinat COVID/ Basha: Rama shkoi në Nju Jork për të blerë këpucë të reja! I kthehet Endri Fuga: Ti edhe kur punon fle, vendet në rajon s'kanë siguruar asgjë
K.T./ReportTv.al