Politikë

Endri Fuga sulmon opozitën me faqen e parë të 'RD'-së: Kur PD-ja akuzonte LSI-në për blerje votash (FOTO)

2 Korrik 2019, 19:51| Përditesimi: 2 Korrik 2019, 19:55

  • Share

Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga përmes një postimi në Twitter ka ironizuar aleancën mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim me faqen e parë të gazetës Rilindja Demokratike nga viti 2013.

Në faqen e parë të numrit 'RD'-së, organ pranë PD-së, Fuga ka rrethuar me të kuqe njërin prej titujve, ku shkruhet “Koordinatori i LSI-së kapet me 11 zarfe me lekë për blerje votash”.

Postimin Fuga e shoqëron me statusin “Histori e vjetër kjo e akuzave për blerje votash. Faqja e parë e RDgazeta në datën 24 Qershor 2013, kur paralajmëronte fitoren e thellë të PD në zgjedhje" shkruan ai.



 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?