Ish-deputeti Endri Hasa u shpreh pro hetimit të 21 janarit, nëse drejtësia ka prova. Këtë qëndrim e mbajti ndërsa u pyet në lidhje me vendimin e Gjykatës së Strasburgut e cila në vendimin për Aleks Nikën, ka dalë në përfundimin se ka shkelje dhe këshillon rihetim.
Në “Studio Live" në Report Tv Hasa i pyetur në lidhje me akuzat se ai ka fshirë serverat e 21 janarit, e ka mohuar një gjë të tillë.
“Çdo vendim që duhet të hetohet që ka prova për t'u hetuar, drejtësia duhet të bëjë punën e saj. Ajo që ne kemi në misionin tonë si PD është si të krijojmë një Shqipëri që të jetë e aftë dhe Europiane. Rama për çdo gjë që ka bërë gabim të hetohet. Kemi pasur të njëjtin standard për Tahirin Ahmetajn Bllakon. Ne duhet t'u ecim standardeve. Çdo gjë që është bërë në dëm të qytetarëve të hetohet”, tha Hasa.
A do jetë i gatshëm të dëshmojë në ka rihetim të 21 janarit?
“Në SPAK unë nuk kam asnjë dijeni për sa i përket 21 janarit. Unë s’kam qenë kurrë pjesë e kryeministrisë më 21 janar. Unë kam qenë jo pjesë e kryeministrisë, kam qenë në një institucion jashtë kryeministrisë. Ka qenë institucion i këshillit të ministrave por as me godinë dhe as me lidhje sa i përket godinës së kryeministrisë. Ajo që di unë është që gjithçka është administruar nga garda dhe kryeministria. Nuk kam qenë kurrë në këtë dhe është diçka që ka dalë 11 vjet më vonë. Në një moment të caktuar dikush e hodhi diku në media për luftë politike. Ka dalë 11 vjet më vonë dikush e hodhi diku në media. Ka pasur persona që janë akuzuar dhe hetuar”, u përgjigj ish-deputeti në Report Tv.
Lajmi kryesor:
Endri Hasa: Të gjithë deputetët e PD do jenë të enjten në Kuvend, do votojnë pro arrestimit të Berishës
B.K//ReportTv.al