Endri Prifti

Endri Prifti denoncoi ish-gruan në emisionin investigativ, Prokuroria e Korçës i sekuestron shtëpinë

27 Prill 2022, 21:51| Përditesimi: 27 Prill 2022, 21:55

  • Share

Më 20 Prill 2022, emisioni Stop transmetoi denoncimin e këngëtarit korçar Endri Prifti, i cili foli për grabitjen e shtëpisë nga ana e ish-gruas, me ndihmën e Kadastrës së Korçës.

Në Gjykatën e Korçës, çifti Endri Prifti dhe Anjeza Kolevica u ndanë në vitin 2010, ndërsa në vitin 2017 ish-bashkëshortët ishin në proces gjyqësor për përpjesëtimin e pasurisë. Në vitin 2019 gjyqtari Besnik Shehu nxori një vendim, që apartamenti i çiftit që ishte në proces përpjesëtimi, duhet të bllokohej në Kadastrën e Korçës dhe të mos tjetërsohej derisa të përfundonte procesi.

Vendimi i gjyqtarit Besnik Shehu nuk u zbatua nga Kadastra e Korçës me pretendimin se nuk i kishte mbërritur shkresa, në një kohë që gjykata konfirmoi të kundërtën. Për pasojë apartamenti që ishte në emër të ish-gruas, u shit prej saj dy herë brenda 1 muaji.

Por pas denoncimit të këtij rasti, Prokuroria e Korçës ka regjistruar procedimin dhe sekuestruar apartamentin, që ish-gruaja e këngëtarit Endri Prifti e mori dhe e shiti pa të drejtë./tvklan.al

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • petrit: 28/04/2022 12:15

    Te konfiskosh apartamentin e blere brenda rregullave?,,, A thu te jete e vertete ?, nuk dua ta besoj qe ne vend te bllokohen parate qe u perfituan nga shitja, te bllokohet apartamenti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?